Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur në Podujevë saktësisht në fshatin Penuhë, përcjell InLajmi.
Për Gazetën InLajmi, rastin e ka konfrimuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili ka thënë se menjëherë pas marrjes së informacionit nga Policia e Kosovës janë dalë në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 16:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Penuh të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, njofton Borovci.
Tutje Borovci ka thënë për InLajmin se bazuar në të dhënat fillestare dyshohet të ketë ndodhur një plagosje, ku i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet për një person të plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka deklaruar Borovci. /InLajmi/