Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se janë duke u trajatuar 23 pacientë të konfrimuar me koronavirus, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së 101 pacientë janë në klinikat me koronavirus në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme.
Nga 101 pacientë, 23 janë konfirmuar me koronavirus, ndërsa 65 janë me okigjeno-terapi.
Tutje në këtë njoftim kanë treguar se vetëm në QKUK janë 87 pacientë.
Sipas SHSKUK-së
Postimi i plotë i tyre:
Në SHSKUK po trajtohen 23 pacientë të konfirmuar me COVID-19
101 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, prej tyre 23 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 65 me oksigjeno-terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë,
13 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
60 me oksigjeno-terapi
1 në gjendje të rënduar shëndetësore
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 39 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 47 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 14 pacientë
10 të konfirmuar pozitivë
5 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 10 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient
Spiali i Prizrenit, 1 pacient /InLajmi/