Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se është duke vazhduar rritja e interesimit për vaksnimin kundër koronavirusit mes të rinjve, përcjell InLajmi.
Rama ka bërë të ditur se është duke vijuar vaksnimi në javën e hapur për kategorin mbi 18 vjeç për çdo komunitet.
Tutje Rama ka bërë të ditur se të hënën në Shqipëri pritet të arrinë mbi 44.000 doza të vaksninës Pfizer.
Ai gjithashtu ka treguar se nga afër procesin e vaksnimit është duke e shikuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Postimi i plotë i tij:
Njësitë e lëvizshme të vaksinimit në Ndroq – Rritet interesi për vaksinën mes të rinjve, teksa vijon vaksinimi në javën e hapur +18 vjeç në çdo komunitet, për t’i dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve të mbrohen nga çdo rrezik prej #Covid19.
Do të vijojmë të rrisim disponibilitetin e vaksinave në vend, teksa presim të hënën mbi 44 mijë doza të vaksinës Pfizer.
Ministrja Ogerta Manastirliu ndjek nga afër vaksinimin me njësitë e lëvizshme në Ndroq.
#ShqipëriaBuzëqesh
#SkaKohëPërPushim /InLajmi/