Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar falje nga qytetarët për keqinterpretim të të dhënave rreth vaksinimit brenda 24 orëve në Kosovë, përcjell InLajmi.
Para pak orësh nga Ministria u bë e ditur se është thyer rekord i të vaksniuarve brenda 24 orëve, që sipas tyre ishte 19.609 të vaksinuar kundër koronavirusit.
Mirëpo ky ishte gabim teknik nga ana e Ministrisë, ku brenda 24 orëve nuk janë vaksniuar 19.609 qytetarë, por 9.608 qytetarë.
Sipas Ministrisë gabimi i tyre kishte ndodhur pasi që ishin llogaritur shifrat e 2 ditëe të fundit, që sipas tyre ka rrjedhur që numri i dozave të administruara në raport të prezantohet më i lartë.
Postimi i plotë i tyre:
Sqarim rreth të dhënave për vaksinimin kundër COVID-19!
Ministria e Shëndetësisë dëshiron t’i kërkojë ndjesë publikut për një lëshim teknik të bërë gjatë ditës së sotme me rastin e komunikimit të shifrave zyrtare rreth numrit të dozave të vaksinave kundër COVID-19, të administruara në 24 orët e fundit.
Në raportin e sotëm, janë llogaritur shifrat e dy ditëve të fundit, andaj rrjedhimisht edhe numri i dozave të administruara në raport ka rezultuar të prezantohet më i lartë.
Duke kërkuar mirëkuptim dhe shprehur falënderim për kujdesin e treguar nga publiku dhe bashkëpunimin në evitimin e lëshimeve të tilla, ju lusim të gjeni raportin e korrektuar me të dhënat nga vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë. /InLajmi/