Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë arritur që të vaksinojnë 19.609 personave kundër koronavirusit, që nga fillimi i vaksinimit është shënuar rekord i të vaksinuarve brenda 24 orëve, përcjell InLajmi.
Ndërsa sa i përketë numrit të vaksinuarve në total ka arritur në 343.330 qytetarë, ndërsa me dozën e 2-të janë vaksinuar 102.210 persona.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.609 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.330 doza të vaksinës. Deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. /InLajmi/