Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur se Rahoveci është shpallur kampione për transparencë duke u renditur në vendin e parë në mesin 38 komunave të Kosovës, përcjell InLajmi.
Sipas Latifit vlerësimi është bërë në kuadër të studimit “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë”, i zbatuar nga konzerciumi i OJQ-ve “Aleanca Qytetare për Transparencë”, i përbërë nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe 9-të organizata partnere.
Tutje i pari i Rahovecit ka shkruar se një nga zotimet e kësaj komune kryesore ishte pikërisht transparenca dhe llogaridhënia para qytetarëve.
Postimi i plotë i tij:
Komuna e Rahovecit kampion i transparencës në Kosovë
Të dashur qytetarë të Rahovecit,
Kam kënaqësinë e madhe të ju informoj se komuna jonë është shpallur kampione për transparencë duke u renditur në vendin e parë në mesin e 38 komunave të Kosovës!
Vlerësimi është bërë në kuadër të studimit “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë”, i zbatuar nga konzerciumi i OJQ-ve “Aleanca Qytetare për Transparencë”, i përbërë nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe nëntë organizata partnere. Për realizimin e studimit është përdorur metodologjia e organizatës së njohur ndërkombëtare Transparency International dhe praktikat shumëvjeçare të KDI-së.
Një nga zotimet tona kryesore ishte pikërisht transparenca dhe llogaridhënia para qytetarëve. Andaj, këtë çmim ua dedikoj juve, qytetarë të Rahovecit për bashkëpunimin shembullor për të mirën e përbashkët. Falënderim i veçantë për të gjithë punëtorët e komunës që me dedikimin e tyre në punë e fituan këtë çmim!
Urime të gjithëve dhe të fala nga Rahoveci, Kampioni i Transparencës .
SL /InLajmi/




















