Kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama është sulmuar me vezë mbrëmë në një takim që ka pasur me qytetarë në Vranjevc, përcjell InLajmi.
Pas kësaj, Rama, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka ironizuar me personat që e kanë sulmuar, duke thënë se ‘ta kish ditë kisha marrë fërtere me veti’.
Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se kandidati i këtij subjekti për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, është sulmuar me vezë nga një grup i të rinjëve./InLajmi/