Ish-kryeministri i Kosovës, deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti u ka uruar shumë suksese sportistëve kosovarë në “Tokyo 2020”, përcjell InLajmi.
Ai është shprehur krenar teksa ka parë parakalimin e sportistëve tanë, derisa është shprehur i sigurtë se do të kthehen në Kosovë me medalje.
“Shumë suksese sportistëve tanë në “Tokyo 2020”. Jam i sigurt se do të kthehen me medalje.
Ndjenjë krenarie të shohësh flamurin e Republikës së Kosovës krahas flamujve të tjerë në këto lojëra”, ka shkruar Hoti në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i tij:
Shumë suksese sportistëve tanë në “Tokyo 2020”. Jam i sigurt se do të kthehen me medalje.
Ndjenjë krenarie të shohësh flamurin e Republikës së Kosovës krahas flamujve të tjerë në këto lojëra./InLajmi/