Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se ka pritur në takim këngëtaren e njohur Dua Lipa, përcjell InLajmi.
Rama për Duan ka shkruar se me muzikën e saj e ka kapur qiellin dhe nuk ka nevojë për asnjë koment.
Tutje Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se Dua Lipës i uron edhe 100 vjet të jetë në fronin ku është e ulur, dhe se brenda tij kanë mbetur gjurmët e një vajze të mençur.
Postimi i plotë i tij:
DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.
Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike. /InLajmi/