Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka përkujtuar në 100 vjetorin masakrën e Isniqit të Deçanit, nga forcat serbo-malazeze, përcjell InLajmi.

Për nderë të kësaj, Ramosaj ka shkruar lavdi dhe nderim për çdo njeri që ka derdhur gjak për këtë vend, e që ka qenë mësim dhe ka përcjell vazhdimësinë e brezave tanë deri në këtë kohë, e ne po besoj që jemi njerëz më me kompetencë, njerëz që do duhet të bëjmë për këtë vend më shumë.

Tutje Ramosaj sa i përketë këtij drejtimi ka thënë se s’kanë për t’u ndalur, dhe sipas tij do të ndërtojnë dhe monumentin për këtë ngjarje madhore.
Postimi i plotë i tij:
Janë shekuj e shekuj luftë për me pas një mirëqenie, për me jetu me të drejtën e Zotit në këtë vend, pavarësisht cilat janë rregullat, cilat janë ligjet që njerëzit i përcaktojnë dhe i bëjnë për vete.
Lavdi dhe nderim për çdo njeri që ka derdhur gjak për këtë vend, e që ka qenë mësim dhe ka përcjell vazhdimësinë e brezave tanë deri në këtë kohë, e ne po besoj që jemi njerëz më me kompetencë, njerëz që do duhet të bëjmë për këtë vend më shumë.
Në këtë drejtim s’kemi me u ndal. Do të ndërtohet edhe monumenti për këtë ngjarje madhore (1921), dhe në secilin vend ku është derdh gjak i një shqiptari ka për të qenë së paku një epitaf i shkruar për me na përkujtu prej nga e kemi prejardhjen.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të rënët e masakrës së Isniqit!
BR /InLajmi/




















