Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar programin për Prishtinën dhe kandidatin për kryetar Daut Haradinaj, për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me 17 Tetor 2021, raporton InLajmi.
Rreth këtij organizimi ka marrë pjesë kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ku me këtë rast është shprehu se vëllu i tij do të fitojë zgjedhjet me 17 tetor dhe do ta udhëheq kryeqytetin.
“Shumë i dashur vëlla Daut, Prishtina ka rrënjë të thella sepse rrënjët e thella dhe të mira kam pasur fatin t’i njoh edhe unë e këto rrënjë i ka me traditë. Prishtina ka shumë shpirt dhe nuk e ka humbur edhe në kohën e bombardimeve, ka prishtinali të suksesshëm, ka gjak të ri sepse i vjen nga e gjithë Kosova”.
“Prishtina është gati dhe kurrë më gati nuk ka qenë. Daut Haradinaj ka dije dhe intelekt dhe guxim, i cili qysh në moshë të re ka qenë krah për krah me Adem Jasharin”, tha Haradinaj.
Nga kjo parti, Selim Selimi, ka prezantuar punët që gjatë kësaj kohe kanë bërë në terren.
“Jemi këtu për Prishtinën, kemi dëgjuar dhe mobilizuar, kemi bërë punë ekipore shumë të madhe sportistë me renome, ambientlistë dhe punëtorë të ndershëm dhe krejt kjo punë e ka emrin Daut Haradinaj”.
“…ai na mblodhi dhe na dha forcën me një guxim dhe qëndrueshmëri i cili na dha vendosshmëri dhe sakrificë. E tërë kjo do ishte e pamundur të bëhej pa të gjithë së bashku”, tha Selimi. /InLajmi/