• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 29 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

2 shtete të fuqishme garantojnë për lirimin e Thaçit nga paraburgimi

J G nga J G
23 July 2021
në Politikë
0 0
0
2 shtete të fuqishme garantojnë për lirimin e Thaçit nga paraburgimi
0
SHPERNDARJE
102
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit. Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezentuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

Ndonëse qeveria e Kosovës nuk ishte e gatshme të dalë garantore e lirimit nga paraburgimi të krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë, këtë gatishmëri e kanë shfaqur dy shtete tjera.

Kjo konfirmohet në vetë parashtresat e avokatit të ish-presidentit Thaçi në Speciale, Gregory Keohe të cilat i ka parë lajmi.net.

Ky i fundit teksa jep detaje për shtetet në fjalë, thotë se njëra nga to është vend kontribues në Speciale.

“Më e rëndësishmja, që nga Vendimi i Parë, mbrojtja për Z. Thaçi tani ka marrë garanci me shkrim nga dy shtete, (“Shtetet e Treta”), njëra prej të cilave është një shtet kontribues, për të lehtësuar lirimin e z. Thaçi në territoret e tyre përkatëse”, thuhet në parashtresën e Keohes.

Sidoqoftë nuk dihet se cilat nga vendet kanë ofruar garanci për lirimin e Thaçit, teksa për këtë ishte përmendur edhe Sllovenia.

Avokati amerikan i Thaçit tutje thotë se Prokuroria e Specializuar e ka huqur tërësisht kontekstin kohor se kur planifikonte ta niste gjykimin.

“Që nga vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake më 22 janar 2021 se kushtet për paraburgim ishin përmbushur, rrethanat e këtyre procedurave dhe të z. Thaçi, kanë ndryshuar ndjeshëm. Pasi dha dorëheqjen vullnetarisht nga Zyra e Presidentit në 5 nëntor 2020 dhe u dorëzua në paraburgim e DSK, Z. Thaçi tani ka kaluar gati tetë muaj në burg. Pretendimi origjinal i ZPS-së se do të ishte në gjendje të përmbushë detyrimet e zbulimit për të lejuar që gjyqi të fillojë në verën e vitit 2021, është ekspozuar si një keqinterpretim monumental (ose llogaritje e gabuar) nga ana e saj, me ritmin e zbulimit të ZPS që ka të ngjarë të vonojë gjyqin deri në mes të vitit 2022. Gjatë kësaj periudhe tetë-mujore, fusha e mbështetjes politike për z. Thaçi dhe ndikimi i tij në Kosovë janë avulluar kryesisht, me zgjedhjet e shkurtit 2021 që e vendosin ish-Presidentin në pozicionin më të dobët të karrierës së tij politike. Njëkohësisht, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur atë që lehtë mund të përshkruhet si regjimi më i gjerë i mbrojtjes së dëshmitarëve i vendosur para një gjykate kosovare ose ndërkombëtare”, thuhet në parashtresën e Keohes.

Dje u raportua edhe për një pjesë tjetër të argumentimit të Keohes, ku ky i fundit përmend zgjedhjet në Kosovë dhe fitoren bindëse të VV-së si fakt që Thaçi më nuk e ka as ndikimin më të vogël politik.

Në këtë frymë të argumenteve, ai ka përmendur edhe shkarkimet në AKI, RTK e AKP.

Po ashtu, ai përmend edhe presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, për të cilët thotë se e kanë ndërtuar karrierën e tyre politike duke e kundërshtuar Thaçin.

Tags: Gregory KeoheHashim ThaçiProkuroria e Specializuar
Postimi i mëparshëm

Disa lagje të Fushë-Kosovës mbesin pa ujë

Postimi tjetër

"Arusha", kënga më e re nga Gold Ag

Të ngjajshme Postime

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas
Politikë

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet
Politikë

Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet

28 July 2025
“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit
Politikë

“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit

28 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim
Politikë

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale
Politikë

Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale

25 July 2025
Haradinaj: Deharit s’di kah po i buron ajo nervozë
Politikë

Haradinaj: Deharit s’di kah po i buron ajo nervozë

25 July 2025
Postimi tjetër
“Arusha”, kënga më e re nga Gold Ag

"Arusha", kënga më e re nga Gold Ag

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 29 korrik ndër vite?

29 July 2025
Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

29 July 2025
Moti në Kosovë, me reshje shiu

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu

29 July 2025
5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

28 July 2025
Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu