Lëvizja Vetëvendosje, dega Prishtinë, ka reaguar së fundmi lidhur me gjuajtjen me vezë ku ka qenë prezent, kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, përcjell InLajmi.
Lajmi se me vezë mund të kenë gjuajtur Vetvendosje, VV-ja e ka quajtur të rremë, derisa ka shtuar se Aksionet e aktivistëve tanë kanë qenë gjithmonë publike.


‘‘Sapo u njoftuam nga mediat se disa përsona paskan hedhur vezë në një tubim ku ka qenë prezent kandidatit për kryetar të Prishtinës nga rradhët e LDK-së. Këto lajme janë të pavërteta dhe tendencioze. Aksionet e aktivistëve tanë kanë qenë gjithmonë publike. Pra edhe njëherë ritheksojmë së këto veprime nuk janë organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE“, thuhet në reagimin e tyre në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Reagim ndaj lajmit të rremë
Sapo u njoftuam nga mediat se disa përsona paskan hedhur vezë në një tubim ku ka qenë prezent kandidatit për kryetar të Prishtinës nga rradhët e LDK-së.
Këto lajme janë të pavërteta dhe tendencioze. Aksionet e aktivistëve tanë kanë qenë gjithmonë publike. Pra edhe njëherë ritheksojmë së këto veprime nuk janë organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
/InLajmi/




















