Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama sot është gjuajtur me vezë në lagjen “Kodra e Trimave”, përcjell InLajmi.
Ndërkohë pak orë pas këtij veprimi, ka reaguar vet Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Nuk ka vend për panikë. Prishtinës do t’i kthehet buzëqeshja e dashnia“, ka shkruar Rama.
Ndryshe, ai është gjuajtur me vezë derisa ka qenë prezent në një aktivitet në lagjen “Kodra e Trimave“.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Takimet me banoret e Prishtines dhe diskutimet e lira e te hapura jane baze e lirise se shprehjes.Ka shume te pakenaqur ne qytetin tone. Mirepo nuk ka vend per panike.Prishtines do t’i kthehet buzeqeshja e dashnia.
#PR4PR
/InLajmi/