Profesori universitar, Blerim Latifi ka reaguar ndaj pezullimit të marrëveshjes prej 5 eurove që qytetarët duhej t’i paguanin për vetura, ku sipas Latifit kjo është fitorja e parë e qëndrimit opozitar në Kosovës, që nga zgjedhjet e 14 Shkurtit, përcjell InLajmi.
Tutje Latifi rreth kësaj ka shkruar se është një fitore e vogël, por që tregon se ende mund të të shpresohet në forcën e argumentit publik përballë forcës së numrave në Parlament.
Ai gjithashtu ka thënë se natyrisht kjo fitore e vogël është meritë e gazetarëve kritikë dhe e aksionit të përditshëm politik të PSD-së, e kursesi e partive tjera opozitare që po mrizojnë në Parlament.
Postimi i tij i plotë:
Heqja dorë e qeverisë nga tiketa pesë euroshe për veturat, është fitorja e parë e qëndrimit opozitar në Kosovë, qysh prej zgjedhjeve të 14 shkurtit. Gjithsesi një fitore e vogël, por që tregon se ende mund të shpresohet në forcën e argumentit publik përballë forcës së numrave në Parlament. Natyrisht kjo fitore e vogël është meritë e gazetarëve kritikë dhe e aksionit të përditshëm politik të PSD-së, e kursesi e partive tjera opozitare që po mrizojnë në Parlament. /InLajmi/