Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka komentuar së fundmi pezullimin e vendimit për tiketat ngjitëse prej 5 eurosh për automjete, përcjell InLajmi.
Sipas tij, një Qeveri e tërë po fshihet pas Hysen Durmishit.
E një veprim i tillë, ku herë vendos taksë mbi popullin e herë heqë, nuk nuk bënë dhe nuk duhet lejuar.
“Një Qeveri e tërë që fshihet prapa një Hyseni.
Një zyrtari që nuk është as i zgjedhur nga qytetarët e as nga Kuvendi, por që me një nënshkrim herë vendos e herë heq taksa mbi popullin.
Kështu s’bënë, s’mund e s’duhet lejuar”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i tij:
Një Qeveri e tërë që fshihet prapa një Hyseni.
Një zyrtari që nuk është as i zgjedhur nga qytetarët e as nga Kuvendi, por që me një nënshkrim herë vendos e herë heq taksa mbi popullin.
Kështu s’bënë, s’mund e s’duhet lejuar.
/InLajmi/