Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mbajtur takim me Ambasadorin Philip Kosnett, përcjell InLajmi.
Gjatë këtij takimi Krasniqi ka thënë se lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e shenjtë dhe e pathyeshme.
Tutje Krasniqi ka treguar se ambasadorit Kosnett i ka treguar për angazhimet e PDK-së.
Postimi i plotë i tij:
Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e shenjtë dhe e pathyeshme.
Në takim me Ambasadorin Philip Kosnett theksova se PDK, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, gjithmonë ka investuar në forcimin e raporteve mes vendeve dhe popujve tanë dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Për PDK-në, bashkërendimi me Ëashingtonin për çështje të interesit strategjik është vital dhe i pazëvendësueshëm.
Ambasadorin Kosnett e njoftova se PDK si lidere opozitare do të angazhohet me kompetencë dhe profesionalizëm që të ofrojë alternativë kredibile për qytetarët e Kosovës. /InLajmi/