Futbollisti i njohur portugez, Cristiano Ronaldo, përveç karrierës së bukur, ka treguar se është i përkushtuar ndaj familjes, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë me dije shumë shpesh përmes fotografive, ku shihet me partneren e tij, Georginën, por duke mos lënë anash asnjëherë fëmijët e tij, pas të cilëve shihet të jetë i përkushtuar.
Por së fundmi, në një postim të tij në Instagram, ka rënë në sy, një dedikim mjaftë i bukur i tij për Georginën
“Mbretëresha ime e bukur”, ka shkruar në përshkrimin përbri fotografisë.
Ndryshe, Ronaldo, pas përfundimit të pjesëmarrjes në “Euro 2020”, ka treguar se gjendet në pushime./InLajmi/