Bletarit nga Prizreni Behar Spahiu dikush i vodhi 900 kilogramë mjaltë Ditën e Kurban Bajramit.
Ndonëse vendi ishte i mbrojtur me telin që ai e kishte rrethuar, hajnat arritën ti thyen 2 drynat dhe të depërtonin që të kryejnë aksionin.
Tani si dëshmi në telefon po i mban dëmet e shkaktuara, që sipas tij arrijnë vlerën e afër 11 mijë euro.
Rastin për Klan Kosova e kanë konfirmuar edhe policia e rajonit të Prizrenit, të cilët thanë se ngjarja është duke u hetuar, por Behar Spahiu nuk po pret që fajtorët të gjenden.
Pas gjithë këtyre ngjarjeve, bletari Spahiu po planifikon t’i tërheq bletët dhe të mos merret fare më me to.