Komuna e Deçanit javë që lam pas është përfshirë nga helmimi, që sipas analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është dalë që janë helmuar nga uji i pishem, përcjell InLajmi.
Shkak i kësaj mbi 1.500 qytetarë u prek nga ky helmim, dhe shumë donator i dulën në ndihmë kësaj komune.
I pari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka falënderuar të gjitha kompanitë si dhe çdo individ të cilët ndihmuan me ujë të pishëm, me mjete financiare, me medikamente mjekësore, si dhe çdo mjekë dhe infermier vullnetar që ju dolën në ndihmë dhe ju lehtësuan sa do pak situatën.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit, javën që lamë pas, së bashku jemi përballur me shfaqjen e epidemisë si pasojë e helmimit nga uji i pijes, andaj, dua që përzemërsisht të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në lehtësimin e kësaj situate; ekipet mjekësore, mjekët vullnetar,Shtabin Emergjent, ish Kryeministrin z.Ramush Haradinaj, Ushtrinë e Kosovës, kryetarët e komunave, të cilët pa hezitim më ofruan ndihmën e tyre, kryetarin e Bashkisë së Lezhës z.Pjerin Ndreu, përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, Bashkësinë Islame, mediat e shkruara dhe elektronike, e në veçanti të gjithë qytetarët që kontribuan si me mjete financiare dhe donacione, laboratorin “Bio-Hit” për shërbimet laboratorike falas dhe donacionin me medikamente mjekësore, Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, Organizatën “Qatar charity”! Kompanitë; “Interex”, “Elkos Group”, “Viva Fresh Store”, “Abi”, “Kelkos Energy”, “Ston Castle”, Nezir Tolaj, “Devolli Group”, “LIKA Group AG”, Qendra Tregtare “Tropikal”, “Sinalco”, “Fluidi”, kompaninë “Fruti”, “Bonus Bonita”.
Poashtu falënderoj këngëtarin Labinot Tahiri, i cili dha një kontribut të veçantë gjatë kësaj kohe!
Gjithmonë falënderues dhe mirënjohës!
BR /InLajmi/