Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili po e vazhdon inciativën e tij para fushatës zyrtare, pra me bujtë nëpërlagje e fshatra të kryeqytetit, përcjell InLajmi.
Ai së fundmi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka qenë në lagjen “Kodra e Trimave”, derisa pas bujtjes në një familje, ka rregulluar diçka.
Në videon e publikuar shihet se Ismaili përveç kalimit të natës në një familje në Kodër të Trimave, ai bashkë me anëtarët e asaj familje dhe banorët e lagjes kanë bërë edhe rregullimin e një fushe sportive./InLajmi/