Kryetari i Deçani, Bashkim Ramosaj ka marrë pjesë në përurimin e një lokali të ri të një frizerit të kësaj komune, përcjell InLajmi.

Ramosaj së bashku me pronarin kanë prerë shiritin, ndërsa për këtë qast i pari i Deçanit ka shkruar se është knaqësi e madhe kur sheh suksesin e të rinjve të vendit tënd.

Postimi i plotë i tij:
Është kënaqësia më e madhe kur sheh suksesin e të rinjve të vendit tënd!
Sot, në lokalin e ri të frizerit Cani!
Urime dhe shumë suksese Cani Hadergjonaj!
BR /InLajmi/




















