Në vendin e punës, ka ndërruar sot jetë, punëtori i KEDS-it, Idriz Prekazi pas një incidenti me energji elektrike, në Skenderaj, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë me dije, përmes rrjeteve sociale, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ka treguar se Prekazin e kishte shokë.
“Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për vdekjen në menyrë tragjike të shokut e mikut tim, Idriz Prekazi. Si punëtor i vyer i KEDS-it, Idrizi sot brenda orarit zyrtar të punës, duke i shërbyer vendit dhe qytetarëve, vdiq në menyrë tragjike pas një incidenti me energji elektrike.
Idriz Prekazi ishte një punëtor, burrë, prind, mik e shok shembull për të gjithë”, ka shkruar ai.
Tutje, në emër të komunës së Skenderajt, Jashari i ka shprehur ngushëllime familjes.
Postimi i plotë i tij:
Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për vdekjen në menyrë tragjike të shokut e mikut tim, Idriz Prekazi.

Si punëtor i vyer i KEDS-it, Idrizi sot brenda orarit zyrtar të punës, duke i shërbyer vendit dhe qytetarëve, vdiq në menyrë tragjike pas një incidenti me energji elektrike.
Idriz Prekazi ishte një punëtor, burrë, prind, mik e shok shembull për të gjithë.
Vdekja e tij tragjike është një goditje e madhe për të gjithë ne.
Në emrin tim personal dhe të komunës së Skenderajt, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Prekazi, kolegët e punës, shokët dhe të gjitha ata që kishin fatin ta njohin Idrizin.
U prehsh në paqe mik i dashur!
/InLajmi/