Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas disa javës në udhëtime zyrtare është rikthyer në Kosovë.
Pas rikthimit, ai ka marr një pyetje interesante nga rep artisti i njohur, Mozzik.
Në një lajm, Mozzik ka komentuar në formë shakaje “A e prune naj bumbunjer o babo”.

Kryeministri Kurti fillimisht udhëtoi drejt Greqisë, ku takoi figurat më të rëndësishme politike atje.
Pastaj, nga Greqia udhëtoi drejt Francës, ku mori pjesë në Festivalin e Flimit në Kanë, përcjell IndeksOnline
Nga atje, ai shkoi në Bruksel ku zhvilloi takimin e radhës dialogues me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.