Bekim Haxhiu kritikon për mostransparencë lidhur me marrëveshjen që ka për fokus investimin në shëndetësi.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, thotë se është shqetësuese që një marrëveshje që ka për fokus investimin në shëndetësi, nuk e ka vëmendjen e ministrit të këtij dikasteri.
“Marrëveshja për të cilën po flasim, është shqetësuese për ne që një marrëveshje që ka për fokus investimin në shëndetësi nuk e ka vëmendje ne ministrit të Shëndetësisë. Ai sot nuk ka gjetur kohë me prezantu një marrëveshje e cila ka për synim reformimin e Ministrtisë së Shëndetësisë”, deklaroi ai.
Haxhiu thotë se nuk është e vërtetë ajo që ka thënë ministri për reformim në ministri.
“Në fakt, ai e demantoi veten se tha se po e ndryshojmë ligjin e legjislaturës së pestë. Marrëveshja me qeverinë e Luksemburgut fillimisht u bë në vitin 2015 dhe së fundi në vitin 2020”, shton Haxhiu.
Deputeti thotë se ministri nuk ka prezantu sa është vlera e kësaj marrëveshje as sa po rritet kostoja edhe pse ishte planifikuar që në këtë marrëveshje të ndryshojnë nenet 1 dhe 3, përcjell lajmi.net.
Ai i bën thirrje ministrit të tregojë se cili është fokusi i këtyre investimeve, ndërsa përmendi faktin që Qeevria ka nevojë për mbështetje me pajisje mjekësore e trajnim të stafit.