Ivan Radulloviq nga komuniteti serb me 77 vota nga Kuvendi i Kosovës ka fituar të drejtën për të qenë anëtar i bordit të Radio Televizionit Publik, raporton InLajmi.

Pas këtij, anëtari i 2-të, me 72 vota është zgjedhur Sead Mujovin, po ashtu nga komuniteti joshumicë.

Aktualisht, Kuvendi po voton edhe për anëtarin e 3-të që do të jetë pjesë e bordit të RTK-së.
Deputeti Erxhan Galushi ka thënë se në votim kanë marrë pjesë 87 deputetë, ndërsa të pavlefshme janë 8 fltëvotime,
“Ivan Radulloviq dhe Sead Mujovi ka fituar të drejtën për të qenë anëtarë të bordit të RTK-së, ndërsa gara edhe për një anëtar tjetër vazhdon”. /InLajmi/




















