Ekstremet e motit shfaqen në pjesë të ndryshme të globit. Teksa vendet e Europës Qendror dhe së fundmi edhe Kina janë përballur me përmbytje, në Dubai kemi të bëjmë me një tjetër ekstrem të kushteve atmosferike.
Temperaturat e larta kanë bërë që autoritetet në këtë vend të mendojnë për një alternativë tjetër, duke krijuar kështu “shira artificialë”.
Sipas qendrës Kombëtare të Meteorologjisë, reshjet sollën një sasi të madhe të ujit që vërshoi në rrugë.
Të dielën, shërbimi kombëtar i motit i Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi pamje video të reshjeve të mëdha. Shiu stimulohet duke përdorur teknologjinë e dronëve të cilët lëshojnë ngarkesa elektrike në re, në mënyrë që ato të grumbullohen për të lëshuar reshje.
https://www.instagram.com/officialuaeweather/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a67b8672-4ff3-4716-90ed-e0b63280f9a1