Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 358 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell InLajmi.
Sipas Ministrisë brenda 24 orëve, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.557.
Në total numri i rasteve aktive është 104. /InLajmi/