• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Telekomi i Kosovës është duke pësuar gjoba mujore, kjo është arsyeja

J G nga J G
20 July 2021
në KRYESORE
0 0
0
Telekomi i Kosovës është duke pësuar gjoba mujore, kjo është arsyeja
0
SHPERNDARJE
41
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Telekomi i Kosovës është duke pësuar gjoba mujore në vlerë prej 5.000 eurosh nga Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Posta (ARKEP), për shkak se ende nuk ka arritur të bëjë zbatimin e plotë të kodit +383.

Kodi telefonik shtetëror iu nda Kosovës në fund të vitit 2016, ndërsa që në vitin 2019 ishte paraparë që të zbatohej plotësisht nga të gjithë operatorët vendorë.

 

Sipas kryetarit të bordit të ARKEP-it, Nazim Rrahimi, operatorët telefonikë IPKO dhe MTS tashmë kanë bërë zbatimin e plotë të këtij kodi.

 

Kompania “Mts.d.o.o.”, është operatorja e 3 telefonike në vend, që operon në territor të kufizuar, përkatësisht në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

 

Operatorja që po çalon në këtë drejtim është kompania publike telefonike, “Vala”.

 

Telekomi i Kosovës kishte arritur të bënte zbatimin e tërësishëm të kodit sa i përket telefonisë fikse, mirëpo kishte kërkuar afat shtesë për telefoni mobile (Vala).

 

Sipas Rrahimit, arsyetimi i kërkesës së Telekomit kishte të bënte me problemet financiare që i ka kjo kompani publike.

 

“Për këtë çështje, ARKEP-i ka shqyrtuar dhe ka marrë një vendim ku operatorit i është shqiptuar vërejtje përfundimtare që deri më 31 mars 2020 të përfundojë në tërësi implementimin e kodit”, tha Rrahimi.

 

Pasi Telekomi nuk kishte arritur të respektonte këtë afat, filloi shqiptimi i gjobave mujore prej 5.000 eurove dhe këto gjoba po vazhdojnë edhe sot.

 

Nëse llogaritet borxhi, duke e përfshirë edhe muajin korrik të këtij viti, shuma totale i bie të jetë 80.000 euro.

 

Edhe Telekomi i Kosovës ka konfirmuar se po vazhdon të gjobitet për shkak të moszbatimit të kodit +383.

 

“Kodi 383 është implementuar pjesërisht në Telekomin e Kosovës. Prezantimi në thirrjet dalëse bëhet me 383. Pranimi i thirrjeve hyrëse bëhet vetëm me 383. Thirrjet drejt kodeve të huaja, deri vonë në përdorim në Kosovë (+377), ka shumë kohë që nuk janë të mundura. Megjithatë, Telekomi mbetet pak prapa në implementimin e plotë të kodeve të Kosovës, që kanë efekt më tepër në sinjalizim dhe operimet në prapavijë, transparente për konsumatorin”, tha Fadil Lepaja, drejtor për Komunikimin për Publikun në Telekom.

 

Merret vesh që kjo ndërmarrje, për shkak të vështirësive financiare, nuk ka arritur të paguajë gjobat e shqiptuara deri më tani.

 

Telekomi i Kosovës është futur në krizë të thellë financiare tani e sa kohë, për shkak të borxheve të shumta të akumuluara. Një nga borxhet e Telekomit të Kosovës kap vlerën e më shumë se 25 milionë eurove që ka ndaj kompanisë me të cilën ka shkëputur kontratën, Z-Mobile, borxh i cili po merret me përmbarim nga Telekomi.

 

Sfidat e 383-shit në ndërkombëtarizim

 

Përcaktimi i kodit shtetëror telefonik për Kosovën ishte cilësuar si pavarësi telefonike nga udhëheqësit vendorë.

 

Megjithatë, zbatimi dhe ndërkombëtarizimi i këtij kodi vazhdon të jetë problematik edhe në vitin 2021.

 

Driart Elshani, ekspert i çështjeve të telekomunikimeve,se është dashur të bëhet një plan më efektiv për ndërkombëtarizim të kodit.

 

“Ka ende probleme me adoptimin e këtij kodi në rrafshin ndërkombëtar. Për shembull, ka ende shumë shtete në të cilat kodi 383 nuk është i njohur dhe nga ato shtete mund të telefonohet në Kosovë duke përdorur kodin e vjetër”, tha ai.

 

Përveç problemeve me thirrje ndërkombëtare, një ndër problemeve që u parapa që nga koha e marrjes së kodit, ishte përfshirja e kodit të ri në platformat ndërkombëtare digjitale.

 

Sfidë e madhe u tregua edhe çështja e verifikimit të 2-fishtë, e cila është një procedurë që tashmë kërkohet nga shumë aplikacione të cilat kanë gjetur përdorim të shtuar sot në botë.

 

Një nga platformat e mëdha që në Kosovë po përdoret shumë edhe në zhvillim të bizneseve online është “Instagram”, i cili nuk e ka integruar kodin +383.

 

“Problemi më i madh është çështja e verifikimit të identitetit të profileve në rrjete sociale, qoftë personal apo biznesor. Verifikimi i tij përmes kodit 383 bëhet faktikisht shumë vështirë dhe në disa rrjete sociale është i pamundur”, tha Elshani për REL

 

Kodi shtetëror i është ndarë Kosovës në dhjetor të vitit 2016, nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU). Kurse, zbatimi i tij ishte paraparë të niste më 30 qershor të vitit 2018, por ky afat ishte shtyrë për 31 tetor, pas kërkesave të operatorëve të telefonisë mobile dhe fikse “Vala” dhe “IPKO”.

 

Një afat tjetër ishte 15 janari i vitit 2019, si data e fundit kur 2 operatorët është dashur të fillojnë me zbatimin e kodit telefonik +383 dhe largimin në tërësi të kodeve ndërkombëtare.

 

Në Kosovë, para ekzistimit të kodit +383 ka funksionuar kodi i Serbisë (+381), kodi i Monakos (+377) dhe ai i Sllovenisë (+386).

Tags: ARKEPKodiTelekomiVala
Postimi i mëparshëm

Mos hani darkë vonë, këto mund të jenë pasojat

Postimi tjetër

Demhasaj: Të gjitha qëndrimet e Kurtit sa ishte në opozitë tashmë janë shkelur

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Demhasaj: Të gjitha qëndrimet e Kurtit sa ishte në opozitë tashmë janë shkelur

Demhasaj: Të gjitha qëndrimet e Kurtit sa ishte në opozitë tashmë janë shkelur

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu