Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se varianti Delta vazhdon të përhapet dhe vlerësohet se 83% e rasteve të reja të infektimit me koronavirus, lidhen me këtë variant.
Kjo rritje është konsideruar dramatike nga po të njëjtit, pasi 2 javë më parë me këtë variant ishin të infektuar rreth 50% e rasteve të reja.
“Mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e varianteve të koronavirusit, është që të parandalojmë përhapjen e sëmundjes, derisa vaksinimi është gjëja më e fuqishme që kemi”, ka thënë mjekja Rochelle Walensky, njëherësh drejtore e Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Një punonjës shëndetësor administron dozën e 2 të vaksinës “Comirnaty” Pfizer BioNTech, vaksinë kjo kundër sëmundjes së koronavirusit COVID-19, te një burrë në një qendër vaksinimi në Ronda.
Varianti Delta, është mutacion i koronavirusit që përhapet më lehtë se variantet tjera, përcjell REL.
Fillimisht është identifikuar në Indi, mirëpo tani raste me të janë regjistruar në gjithë botën.