Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj në rastin e festës së Kurban Bajramit, ka vizituar selinë e bashkësisë Islame në Deçan, ku edhe ka shprehur urimet e zakonshme të traditës të kësaj feste, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka thënë se është nderim dhe beskim I madh për qytetin e Deçanit që ka hoxhallarë siq i ka Bashkësia Islame e Deçanit.

Që sipas Ramosaj këta hoxhallarë janë vazhdimisht me qytetarët e kësaj komune, duke qenë njikohësishtë akterë të rëndësishëm në përspektiven e ndritshme të komunës tonë.
Postimi i plotë i tij:
Në selinë e bashkësisë Islame në Deçan, për urimet e zakonshme e të traditës sonë, me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Është nderim e bekim i madh për qytetin tonë kur kemi hoxhallarë siq i ka Bashkësia Islame – Deçan, te cilët vazhdimisht janë me qytetarët e kësaj komune, duke qenë njikohësishtë akterë të rëndësishëm në përspektiven e ndritshme të komunës tonë. /InLajmi/





















