Goran Rakiq është zgjedhur sërish kryetari i Listës Serbe me një vendim unanim të partisë.
Ndërsa nënkryetar u zgjodh Milan Radoiçiq, i cili dyshohet nga gjykatat e Kosovës si pjesëmarrës në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Nënkryetarë të tjerë u zgjodhën edhe Igor Simiq dhe Dalibor Jevtiq, sipas një deklarate të lëshuar për media nga Lista Serbe.
Në mesin e të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit përmenden edhe Zheljko Bojiq (shef i operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut), Milan Radoiçiq (afarist) dhe Zvonko Veselinoviq (afarist), përcjell Klan Kosova.
Më 2019 ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj Radojçiqit.