Një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë të martën. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 15 raste pozitive me COVID-19, derisa janë shëruar 11 pacientë.
Numri i personave të vdekur që nga fillimi i pandemisë është 2.265, i të infektuarve 107.921, derisa të shëruar janë 105.549./InLajmi/