Analistja Donika Kadaj Bujupi ka thënë se paraqitja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në dialogun në Bruksel është e dinjitetshme.
Ajo ka shkuar edhe më tutje duke e quajtur “superiore” qeverinë për dallim me paraqitjen e serbëve.
Kadaj Bujupi, që ka qenë 5 herë deputete në Kuvendin e Kosovës, thotë se presioni ndërkombëtar do të jetë i madh mbi Kosovën për arritjen e një marrëveshje
“Më në fund e kemi një qeveri që del superiore në dialog me Serbinë. Nëse mund të them kështu. Kemi pasur një qasje ofanzive në dialogun me Serbinë, ndryshe nga herët tjera”, tha ajo nw T7.
“E dimë që dikush ka dhënë dorëheqje për këtë dialog, ka pasur edhe nga ata që kanë shkuar e janë munduar të kenë qasje kundërshtuese por nuk kanë mundur të dalin nga agjenda e paracaktuar. Jemi në pozitë ndryshe. Unë e di edhe për nga përvoja, se presioni do të jetë i madh. Por paraqitja ishte dinjitoze“, ka thënë ajo.