Pjesë e programit për festën e Kurban Bajramit këtë vit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” ishte edhe ilahisti i njohur Adem Ramadani.
Ai bashkë me ekipin e tij këndoi disa ilahi në këtë ditë për pejanët, me mikpritjen e të cilëve ishte i nderuar Ramadani.
Krahas këngëve për religjion 42 vjeçari thotë se interpreton edhe këngë patriotike e folklorike me raste, por që nuk e mendon kthimin e tij në zhanrin që e praktikonte para 17 vjetësh përcjell KlanKosova
Me paraqitjen e tij u panë të kënaqur edhe pejanët.