Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj ka uruar qytetarët në rastin e festës së Kurban Bajramit, përcjell InLajmi.
Reshitaj ka uruar që lutjet të jenë pranuar me dashuri ndaj Zotit, gjithashtu ka shkruar që të lutemi për paqe e bekim për popullin tonë, për një jetë më të drejtë e më të mirë për çdo qytetarë.
Postimi i plotë i saj:
Të dashur besimtarë mysliman,
Ju uroj nga zemra Festën e Kurban Bajramit.
Paqja e mirësia mbizotrofshin gjithmonë në familjet e juaja!
Uroj që lutjet, solidariteti ynë të jetë pranuar me dashurinë tonë ndaj Zotit, familjes e ndaj njëri tjetrit.
Kjo festë le të jetë edhe një reflektim ndaj faljes, ndihmës e mëshirës.
Të lutemi për paqe e bekim për popullin tonë, për një jetë më të drejtë e më të mirë për çdo qytetarë.
Urime! /InLajmi/