Pas zgjedhjeve të mbajtura për kryetar të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, me 171 vota është zgjedhur Xhemajl Rexha, nga Kanal10, përcjell InLajmi.
Rexha ka lënë pas tij kandidatin Arton Mulliqi, i cili ka marrë vetëm 146 vota.
Gjatë këtyre votimeve, 3 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme.
“Ndërsa, anëtarë të rinjë të Bordit të AGK-së janë zgjedhur: Naile Dema Selmani me 143 vota, Albionetë Ademi me 109 vota, Besnik Latifi me 88 vota, Naim Sadiku me 83 vota, Burim Zariqi me 82 vota, Dukagjin Rudari me 78 vota, Pranvera Behluli me 67 vota dheMentor Buzhala me 66 vota”, thuhet në postimin e AGK-së. /InLajmi/