Evropa Perëndimore, po përballet me përmbytjet më vdekjeprurëse në vitet e fundit. Qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Më e goditura nga stuhia “liqeni i ftohtë” është Gjermania.
Ndërkohë, përpos dëmeve të mëdha në njerëz, miliona euro dëm llogariten gjithashtu nga bizneset lokalë, të cilët në pak minuta panë se si makinat e tyre u shkatërruan, përcjell Gazeta Express.
Në media lanë qarkulluar pamje të makinave të shtrenjta, të mbuluara nga uji. Në disa video shihen parkingu nëntokësor i AUDI dhe Porsche në qytetin e Heilbronn në Gjermaninë Jugore.