Partia Socilademokrate ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet locale që pritet të mbahen me 17 tetor 2021, përcjell InLajmi.
Sipas PSD-së, tek ky vendim kanë ardhur pas analizës e diskutiemeve Brenda PSD-së, dhe sipas tyre janë të bindur se edhe këto zgjedhje, sikur zgjedhjet parlametare janë kornizim i luftës politike që s’do ta pranojmë.
Ndërsa sai përketë Grupit Punues të Kamenicës dhe Kryetarit Kastrati, çdo vendim I tyre do të jetë i pranushem nga PSD.
Njoftimi i plotë i PSD-së:
Pas analizës e diskutimeve brenda strukturave, PSD ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor 2021.
Ky vendim nuk vjen sepse kemi bërë ndonjë hierarki prioritetesh ku zgjedhjet lokale nuk janë në fillim. Ne jemi të bindur se edhe këto zgjedhje, sikur zgjedhjet parlametare janë kornizim i luftës politike që s’do ta pranojmë. Numri, ligji dhe forca janë termat që i vizaton pushteti. Pozita jonë është jashtë tyre, si botëkuptim dhe si praktikë.
Njëkohësisht, sot i kemi deleguar, Grupit Punues të Kamenicës dhe Kryetarit Kastrati vendimin për pjesëmarrjen eventuale në Komunën e Kamenicës. Secili vlerësim i tyrë, është i pranueshëm për ne. /InLajmi/