Analisti, Blerim Latifi ka komentuar së fundmi deklaratat e presidentit serb, Aleksander Vuçiq për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell InLajmi.
Latifi, tha përmes rrjeteve sociale se kritika e Vuçiqit se Kurti është kthyer në çështje të shekullit të 19 do të pinte ujë nëse ai do të hiqte dorë publikisht dhe zyrtarisht nga çështjet e tyre të shekullit të 14.
E ato janë, Beteja e Kosovës dhe kërkesat që Kisha Ortodokse Serbe të ketë në Kosovë privilegje të shekullit të 14.
Postimi i plotë i tij:
Kritika e Vuçiqit se Kurti është kthyer në çështje të shekullit të 19 do të pinte ujë nëse ai do të hiqte dorë publikisht dhe zyrtarisht nga çështjet e tyre të shekullit të 14, siç është Beteja e Kosovës dhe kërkesat që Kisha Ortodokse Serbe të ketë në Kosovë privilegje të shekullit të 14./InLajmi/