Milani i ka siguruar shërbimet e Brahim Diaz në formë huazimi 2 vjeçar nga Real Madridi, me opsionin e blerjes, derisa edhe Los Blancos edhe kanë ‘kundër-opsionin’
Në njoftimet e 2 klubeve bëhet vetëm e ditur se është vetëm një huazim i përkohshëm 2 vjeçar deri më 30 qershor 2023.
Edhe pse në komunikata nuk përfshihet opsioni i blerjes, mediat raportojnë se Rossonerët mund ta transferojnë lojtarin për 22 milionë euro.
Në ndërkohë, edhe Los Blancos e kanë ‘kundër-opsionin’ për riblerjen e lojtarit në vlerën prej 27 milionë euro.
Njëherësh, bëhet e ditur se Milani do të shpenzojë 3 milionë euro për huazimin.
22-vjeçari ishte i huazuar te klubi italian në sezonin 2020/2021 duke shënuar 7 gola në 39 paraqitje zyrtare, përcjell Telegrafi.
Spanjolli do ta bartë fanellën me numrin 10 të trashëguar nga Hakan Calhanoglu, i cili kaloi te rivali lokal Inter.