I pari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur gjendja e të helmuarve në këtë komunë ka filluar që të përmisohet, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka thënë se ka mbajtur mbledhje me Shtabin për Menaxhimin e Emergjencave dhe ku është marrë vendim ndërprerja e gjendjes emergjente në Komunë e Deçanit,
Tutje Ramosaj ka falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për të tejkaluar këtë gjendje.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit, pasi që gjendja në komunën tonë ka filluar të normalizohet sot në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave; u mor vendim për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit.
Falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre që kontribuan që të tejkalohet kjo gjendje.
Shpresoj dhe uroj që mos të përballemi me situata të tilla!
BR /InLajmi/