Falja e përvitshme që bëhet në festën e Kurban Bajramit këtë vit do të fillojë në ora 5:50.
Këtë e ka bërë të ditur Sabri Bajgora, drejtor i institutit për hulumtime dhe studime islame
Bajgora i kërkon besimtarëve që të vijnë pak me herët në xhami para faljes së Kurban Bajramit.
“Namazi i sabahut do të nisë në 4:31 kurse bajrami falet në ora 5:50 andaj besimtarët duhet të jenë në xhami pak minuta më përpara”.
Ai po ashtu ceku se këtë vit janë rreth 6. 700 kurbana dhe se ekipet e Bashkësisë Islame janë të gatshëm menjëherë pas faljes së bajramit.
“Përafërisht janë 6. 700 kurbana që zakonisht prehen. Ekipet tona gjenden në teren qysh pas faljes së Bajramit do të startojmë me shpërndarjen e mishit”, tha ai, përcjell KlanKosova
Kurban Bajramit këtë vit nuk mund të falet në Haxh përveç atyre personave që jetojnë atje, për shkak të masave anti-covid.