Një aksident trafiku ka ndodhur sonte, rreth orës 18:40 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës.
Tutje, sipas saj, nga ky aksident janë lënduar 9 persona.
“Rreth orës 18:40, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë -Podujevë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë 4 automjete (3 vetura dhe një autobus)“, tha ajo.
Ndryshe, njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. /InLajmi/