Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka mbajtur konferencë për media pas përfundimit të Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Qeveria Kurti është Qeveri që varfëron qytetarin, raporton InLajmi.
Tahiri ka thënë se PDK-ja ka propozuar debat parlamentar për këtë çështje, derisa shtoi se do të përdorin çdo metodë për anulimin e kësaj kontrate.
“PDK ka propozuar debat parlamentar në lidhje me tiketën ngjitëse dhe besojmë që është nën kundërshtim me Ligjin. Qeveria nga zgjedhjet e 14 shkurtit vendimin e parë që e morr nuk është vendim që lehtëson jetën e qytetarëve, pra kjo qeveri është qeveri që varfëron”.
“Ne si PDK do të përdorim mjetet që kjo kontratë të anulohet. Kryeministri po vendos taks prej pesë euro për të gjithë ata që regjistrojnë veturat e tyre dhe kjo është e papranueshme”.
“Ky dialog Kurtin po e përcjellë me mos transparencë, pra qytetarët nuk dinë asgjë se çka do të bisedon Kurti ne takimin e radhës me Vuqiçin. Rreziku ekziston që për herë të parë Kosova të kthehet pala e pa arsyeshme”. /InLajmi/