19 korrik 1870 – Franca i shpalli luftë Prusisë.
19 korrik 1954 – Elvis Prislli (Presley) nxori albumin e parë të titulluar “That’s All Right Mama”.
19 korrik 1980 – Në kryeqytetin Moskë të Rusisë filluan Lojërat Olimpike Verore. Shumica e vendeve nuk morën pjesë në këto lojëra, në shenjë proteste ndaj pushtimit të Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik.
19 korrik 1990 – Gjykata Federale e Nju-Jorkut mori vendim në favor të Turqisë në padinë për kthimin e “Thesarit të Karunit”. Pas marrëveshjes së arritur me zyrtarët e Muzeut të Arteve Metropolitan (Metropolitan Museun Of Art) për t’i kthyer Turqisë thesarin me 363 pjesë, ai u soll në Ankara në tetor 1993.
19 korrik 1993 – Si pasojë e zjarrit të hapur nga organizata separatiste terroriste PKK në rrafshnaltën Syndyz (Sündüz) të nënprefekturës Bahçesaraj (Bahçesaray) të Vanit u vranë 15 fëmijë dhe 9 gra.
19 korrik 2009 – Në Turqi filloi të zbatohet ndalimi i pirjes së duhanit në të gjitha ambientet e mbyllura si kafe, restorante etj.

















