Anëtarja e Partisë Socialdemokratike, Natyra Kuçi ka reaguar ndaj pjesë marrjes së Albin Kurti së bashku me familjen e tij në festival në Francë, përcjell InLajmi.
Për këtë rast Kuçi ka akuzuar Kurtin për vjeshjen e tij dhe të fsmiljes së tij, ku sipas saj Kurti është parë të investojë në imazhin e tij, më gjasë për ta larguar nga kujtesa e njerëzve pamjen e tij prej protestuesi.
Tutje Kuçi ka shkruars se huazimi i rrobave, shkëlqimi i këpucëve, biletat e hotelet falas, qiraja e ulët banimi, shoferi personal, janë vetëm disa nga shërbimet që i merr Kurti, pa pasur nevojë t’i shkruaj në deklarim të pasurisë, pa pasur nevojë t’i evidentojë si pronë.
Ndër të tjera antarja e PSD-së ka shkruar se nuk është vec një foto momenti, një ecje në tepihun e kuq, ështe i tërë spektakli që ushqeu, është kapje e ngjarjes që flet për çka Kurti nuk është: i majtë.
Postimi i plotë i saj:
Nuk është fustani, as këpucët, as kravata, në vetvete. Eshtë stili i jetës, janë vlerat që pretendohen: superioriteti kulturor. E kemi parë Kurti të investojë në imazhin e tij, më gjasë për ta larguar nga kujtesa e njerëzve pamjen e tij prej protestuesi!!!
Huazimi i rrobave, shkëlqimi i këpucëve, biletat e hotelet falas, qiraja e ulët banimi, shoferi personal, janë vetëm disa nga shërbimet që i merr Kurti, pa pasur nevojë t’i shkruaj në deklarim të pasurisë, pa pasur nevojë t’i evidentojë si pronë. Ai është në rregull me letra. Tipike.
Në njërën anë përmes mosposdesimit privat të pasurisë thotë që ai nuk është i dhënë pas botës materiale, luksit, por në anën tjetër i shijon të gjitha ato privilegje, të cilave nuk ju tha “jo”. Sepse shijimet e tij nuk mund ta korruptojnë atë, por vetëm atë.
Nuk është vec një foto momenti, një ecje në tepihun e kuq, ështe i tërë spektakli që ushqeu, është kapje e ngjarjes që flet për çka Kurti nuk është: i majtë. /InLajmi/