• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 18 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Erton Bega: Mërgimtarët janë shtyllë e ekonomisë së Kosovës

J G nga J G
18 July 2021
në KRYESORE
0 0
0
Erton Bega: Mërgimtarët janë shtyllë e ekonomisë së Kosovës
0
SHPERNDARJE
211
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjatja e orarit të punës për disa sektorë po mirëpritet, kjo sipas përfaqësuesit të sektorit të hotelerisë dhe ekspertit të ekonomisë, ka ardhur në momentin e duhur pasi numri i mërgimtarëve që po kalojnë pushimet në Kosovë është i lartë në këtë periudhë.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, në një bisedë me Ekonomia Online, tha se interesimi i madh i qytetarëve për të organizuar ahengje familjare, po vazhdon edhe tani.

Sipas tij, tani me ardhjen e mërgimtarëve janë rritur kërkesat, dhe gjendja në këtë sektor është më e mirë.

“Ardhja e mërgimtarëve është një infuzion i madh, prandaj ata janë shumë të mirëseardhur këtu, po ashtu edhe kemi përshëndet dehe shtimin e buxhetit prej 220 në 400 e diçka milionë. Por unë kërkojë si kryetar t Odës që sa më parë të shpërndahen për arsye se për m’i funksionalizuar këtu hotele dhe këtë veprimtari duhen mjete. P.sh një pishinë me lëshua rreth 20 mijë euro kushton”.

Mirëpo, Sogojeva ka kritika për punën e inspektoratit, që sipas tij që nga ndryshimi i masave, këta zyrtarë i kanë tejkaluar kompetencat e tyre.

Megjithatë, Sogojeva ka një kërkesë për Qeverinë. Ai kërkon që ekzekutivi të fillojë sa më shpejt shpërndarjen e mjeteve të pakos për ringjallje ekonomike.

“E para është plotësua një kërkesë ë kamotshme, pas masave që i patëm të parafundit. Kështu që ne ia arritëm bashkëpunim me MSh-në që ta sjellim këtë vendim, dhe ne jemi shumë të kënaqur me këtë vendim, pavarësisht që e mira nuk ka kufi, por megjithatë me pandeminë që e kemi është mirë. Kemi informacione që gjithçka është duke shkuar mirë, edhe ahengjet. Në bazë të asaj që ka shumë interesime po na shkruajnë, e po na thirrin, edhe interesimi është shumë i madh”.

“Vendimi është shumë i qartë, prandaj unë apeloj shumë tek ministrat përkatës të ndikojnë te Inspektorati pasi janë duke i kalua kompetencat. Shfrytëzoj që të mos i kalojnë kompetencat, por të punojnë vetëm sipas rregullave. Kemi informacione që 2 ditë e fundit i kanë kalua kompetencat, pra mos të ndodhë që të bëjmë reagime pa nevojë”.

Në anën tjetër njohësi i çështjeve ekonomike, Erton Bega, po ashtu e cilëson si shumë të rëndësishme ndikimin e mërgimtarëve në vendin tonë, e sidomos pas një vështirësie ekonomike nga pandemia.

Tutje, ai thotë se në mënyrë të drejtpërdrejtë vendit tonë, mërgata i sjell të hyra me 2 miliardë euro.

“Mërgimtarët kanë një ndikim jashtëzakonisht në ekonominë e Kosovës, sepse janë shtyllë e ekonomisë sepse më shumë se 20% e bruto produktit vendor është e ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë prej tyre, përmes remitancave që i dërgojnë dhe cilat priten të arrijnë vlerën prej një miliardë eurove këtë vit dhe po ashtu përmes parave që i sjellin të gatshme, që vlerësohen të jenë në një miliardë euro. Pra në total ndihmojnë në ekonomi me 2 miliardë euro, dhe ardhja e tyre është me rëndësi për ekonominë”, tha Bega.

Mes tjerash ai thekson se ardhja e tyre këtë vit me një fluks tejet të madh i japin një ringjallje ekonomisë në vend, dhe një ndihmë tejet të madhe bizneseve në vend.

“Ardhja e tyre në një fluks tejet të madh, jo duke krahasuar me vitin e kaluar, por një vit më herët do të sjell efekte të shumë anshme pozitive në ekonomi duke qenë që vitin e kaluar në përgjithësi ekonomia ishte e mbyllur dhe me kufizime, ndërsa tash kemi një lehtësim të masave edhe pse nuk ka ardhur në nivelin e duhur, por që kjo do ndihmojë edhe këto biznese që të marrin veten gradualisht dhe të vazhdojnë me investime të tyre. Efektet tjera që do sjellë edhe qarkullim të parave, dhe të ringjallet ekonomia”,theksoi tutje ai.

Si përfundim, Bega tha se është pozitiv vendimi për zgjatjen e orarit të gastronomisë, por e pakuptimtë që të kufizohen ditëve të tjera.

“Është pozitive vendimi që në vikend i kanë zgjatur orarin gastronomisë, por është i pakuptimtë për arsye se i kufizon ditët e tjera, dhe mendoj që ka ardhur momenti që këto kufizime të largohen”, përfundoi ai.

Tags: Ekonomia e KosovësErton BegaHysen Sogojeva
Postimi i mëparshëm

Tea në lidhje të re, kush është i dashuri që i ka marrë zemrën?

Postimi tjetër

Ja pse është e rëndësishme ujitja dhe ushqimi i bimëve të dhomës

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Ja pse është e rëndësishme ujitja dhe ushqimi i bimëve të dhomës

Ja pse është e rëndësishme ujitja dhe ushqimi i bimëve të dhomës

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu