Kandidati për të parin e Prishtinës, nga radhët e AAK-së,Daut Haradinaj ka shkruan se është i gatshëm për çdo iniciativë në kryeqytet për menaxhimin e situatës nga reshjet, përcjell InLajmi,
Sipas Haradinaj reshjet e shiut në Prishtinë shpërfaqin problem të madh, dhe që vet kryeqyteti e ka mjaftë të vështirë menaxhimin e situatave të tilla.
Tutje Daut Haradinaj ka thënë se edhe vendet me të zhvilluar
Postimi i plotë i tij:
Te gatshëm të përkrahim çdo iniciativë në Kryeqytet për menaxhimin e situatës nga reshjet e sotme!
Reshjet e shiut sot në Prishtinë, shpërfaqin edhe njëherë problemin e madh që ka Kryeqyteti në menaxhimin e situatave të tilla. Duke e parë që edhe në vendet më të zhvilluara ka probleme të tilla, ne duhet të punojmë shumë herë më shumë për gjetjen e një zgjidhje afatagjatë të këtij problemi. Thërras Komunën e Prishtinës dhe institucionet qendrore që të bëjnë matjen e dëmeve të sotme sa më shpejtë dhe të bëhet sanimi i tyre. /InLajmi/