Këngëtarja Mirsa Kërqeli, njihet për disa hite, të cilat dëgjohen edhe sot nga fansat e saj të shumtë, përcjell InLajmi.
Ashtu siç ju ka premtuar fansave të saj herë pas here përmes rrjeteve sociale,se do të rikthehet me një këngë, e ka mbajtur fjalën.
Ajo sot ka ndarë në Instagram, disa sekuenca të videoklipit të ri të cilin do ta lansoj nesër në ora 18:00.
Ndryshe, edhe pse pas një pauze të gjatë, pas krijimit të familjes, larg nga Kosova, ajo duket në top formë dhe siç shihet në videoklip mjaftë energjike. /InLajmi/